Maqedonia e Veriut U-18 e drejtuar nga Erhan Selimi ka zhvilluar përballjen e dytë miqësore kundër vendasve të të Malit të Zi në Podgoricë shkruan Tetovasot.

Menjëherë është vërejtur dora e strategut nga Tetova që ka zhvilluar dy përballje të shkëlqyera duke testuar shumë prej futbollistëve të ftuar.Në sfidën e parë dy kombëtaret u ndanë në barazim ndërsa në të dytën Mali i Zi fitoi 3:2.

Tre gola sa shënoi Maqedonia e Veriut U-18 ishin të gjithë nën regjinë e supertalentit nga Tetova Hisar Ali.Një gol në sfidën e parë dhe dy në të dytën e bëjnë  atë golashënuesin kryesorë të kësaj gjenerate dhe një futbollist që tashmë është i gatshëm për arena të mëdha.Ai akoma nuk ka 17 vjet dhe po bën mrekullinë

Ndeshja u zhvillua sot në orën 11:00 ndërsa selektori Erhan Selimi ka testuar shumë prej lojtarëve të rinj duke mos qenë primare rezultati në këtë përballje. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume