Një pacienti shqiptar nga Kosova i ka ndodhur diçka e papritur në spitalin privat në Shkup, Acibadem Sistina, shkruan PortalX.

Remzi Toçilla nga Kosova kishte ardhur për operacion të gjurit në këmbën e majtë, ndëra në momentin që është zgjuar dhe ka ardhur në vete pas operacionit ai ka vërejtur fasha në gjurin e këmbës së tij të djathtë, nga ku ka kuptuar se është operuar gabimisht.

Mjekët për ta mbuluar rastin i kanë thënë që do e bëjnë operacion pas dy jave në këmbën që është dashtë të bëhet, duke mos e pranuar fillimisht që kanë bërë gabim!

Në bisedë me mjek tjetër, atij i është thënë se nuk ka pasur fare nevojë për një ndërhyrje të tillë.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume