Në një intervistë të rrallë televizive, këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka hapur zemrën për karrierën e saj dhe aspektet e jetës private, përfshirë dhe marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe atin e vajzës, Robert Berishën.

Duke u shfaqur e qetë dhe reflektuese, Nora ndau me publikun sfidat dhe dinamikat e bashkëprindërimit pas ndarjes nga Roberti.

“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë,” tha Nora, duke shpjeguar se si ka evoluar marrëdhënia e tyre nga tensioni i ndarjes për t’u bërë më bashkëpunuese. “Tani jemi më në gjendje të komunikojmë për hir të vajzës, të Renesë”.

Ish-bashkëshorti e ka mbajtur publikun të informuar rreth jetës së tij dhe ka qenë mjaft aktiv me mediet, ndryshe nga Nora e cila preferon të mbajë një profil më të ulët. E pyetur për këtë, Nora vuri në pah përkushtimin e Robertit ndaj vajzës së tyre. “Ai është një baba i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që e do shumë Renenë. Ne të dy e duam dhe jemi shumë të lumtur që e kemi.”

Një bashkëprindërim i suksesshëm ka qenë një pikë kyçe për të dy, ku Nora shtoi” “Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr shpesh vajzën nga shkolla, dhe i jep asaj kohë dhe dashuri.”

Gjatë bisedës, Nora u pyet gjithashtu nga fansat për mundësinë e saj të marrjes pjesë në emisionin televiziv të ish-bashkëshortit të saj.

“Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat, prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj” u shpreh ajo, duke lënë hapësirë për spekulime rreth një ribashkimi të mundshëm në ekran.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume