Policia e Tetovës me apel qytetarëve për kujdes me parkimin në periudhën e ardhjes së të mërgimtarëve
Për shkak të periudhës që pason, gjegjësishtë gjatë muajve të verës në zonën që mbulon SPB-Tetovë pritet që të kthehen një numër i madhë i mërgimtarëve që punojnë dhe veprojnë jashtë vendit, për këtë arsye po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet në mënyrë të intensifikuar për të mundësuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm nëpër zonat qendrore të qyteteve të Tetovës dhe Gostivarit, në raport me parkimin e gabuar dhe të paligjshëm të automjeteve informonTetovasot. Njëkohësisht janë në rrjedhë e sipër bisedimt me vetqeverisjet lokale për hapjen e oborreve të disa shkollave fillore dhe të mesme, që gravitojnë në pjesët qëndrore të dy qyteteve për të mundësuar parkimin e veturave me qëllim që të mundësohet parkim i rregullt i një numri më të madh të automjeteve dhe të mos ketë parkime të dyfishta, pra parkim paralel, si dhe parkime në zona të kryqëzimeve, në trotuare, vendkalime për këmbësorë, etj., me ç’rast veturat që do të pengojnë qarkullimin normal do të merren nga shërbimet komunale të ,,merimangës”. Duke përmendur, se gjatë katër muajve të kaluar të këtij viti, për shkak të parkimit të gabuar dhe të paligjshëm, janë shqiptuar gjithsej 1322 masa, kurse me anë të merimangës janë ngritur 609 automjete që në mënyrë të drejt për drejtë kanë penguar qarkullimin në trafik, si dhe për kundërvajtësit janë përgaditur urdhërpagesat përkatëse dhe do të përballen me gjoba të parapara me ligj.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, për shkak të periudhës së ardhshme të kthimit të mërgimtarëve tanë dhe rritjes së pritshme të frekuencës së trafikut, apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion për të shmangur pasojat e rënda dhe tollovinë në trafik, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.TS