Mbrëmë në orën 19:40 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se në një banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur i vdekur M.T (65) nga Shkupi.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa hetime ka kryer ekipi policor nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ku është konstatuar se shkak i vdekjes është goditja nga rryma elektrike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume