Besiktasi është fitues i Kupës së Turqisë për sezonin 2023/24.

Besiktas në finalen dramatike e mposhti Trabzonsporin me rezultat 3:2.

Onuachu kaloi Trabzonin në epërsi në minutën e 13-të, kurse Ghezzal barazoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë.

Ucan përmbysi gjithçka dhe kaloi Besiktasin në epërsi në minutën e 54-të.

Pepe barazoi shifrat në minutën e 89-të dhe kur e mendua se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Al Musrati shënoi për 3:2 dhe për t’ia dhënë Besiktasit trofeun e Kupës së Turqisë.

Milot Rashica hyri në lojë në minutën e 64-të, kurse Ernest Muçi luajti tërë ndeshjen, për t’u zëvendësuar krejt në minutat shtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume