AC Milan e ka përmbyllur sezonin 2023/24 në Serie A me barazim.
Kuqezinjtë barazuan 3:3 me ekipin e fundit në tabelë, Salernitanan në xhiron e fundit të edicionit në elitën e futbollit italian.
Leao dhe Giroud shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë e dyfishtë të vendasve, me të cilën u mbyll pjesa e parë.
Simy ngushtoi epërsinë në minutën e 64-të, para se Calabria të shënonte për 3:1.
E Sambia e Simy në momentet e fundit shënuan dy gola për barazimin.
Kësisoj, Milan e mbyll sezonin me 75 pikë në vendin e dytë në renditjen tabelare.
Në anën tjetër, Salernitana e mbyll sezonin në pozitën e fundit me 17 pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Serie B.