Mbrëmë ka pasur takim mes grupeve të punës të Lëvizjes ZNAM dhe OBRM-PDUKM-së për bashkëpunimin e ardhshëm në Qeverinë e re.

Në mbledhje është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platforma politike për bashkëpunim.

Bisedimet për formim të Qeverisë, OBRM-PDUKM-ja e Hristijan Mickoskit zhvillojnë edhe me VLEN-in nga kampi politik shqiptar.

Ndryshe, formimi i Qeverisë së re në Maqedoni pritet të votohet në fillim të muajit qershor, pas certifikimit zyrtar të KSHZ-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume