Qendra për Menaxhim me Kriza informon se katër personat që kishin humbur, dy gra, një burrë dhe një fëmijë (mosha 29, 18, 35, 7 vjet), janë gjetur.

Tereni në vendin ku kishin humbur, siç theksojnë nga QMK është jashtëzakonisht i pjerrët dhe i rrezikshëm për lëvizje, prandaj ata ishin nxjerrë me varkë.

Pas informacionit të marrë përmes 112 në QMK, QMK rajonale Veles menjëhjerë ka komunikuar për koordinimin e gjetjes me SPB Veles, DMSH Veles dhe Komunën Veles, pas çka nga Velesi erdhi nga komuna edhe një Ekip i shpëtimtarëve me ujë nga një shoqatë vullnetare me varkë speciale për shpëtim.

Diku pas orës 2 të mesnatës personat janë dërguar të sigurt përmes lumit Pçinjë dhe ishin nxjerrë lartë në autostradë, prej ku me vetura u dërguan në shtëpitë e tyre në Shkup.

Drejtori i QMK Angellov, thuhet në kumtesë, ka shprehur falënderim të madh për të gjithë të angazhuarit në aksionin e shpëtimit për gjetje të sigurt dhe dërgim përmes lumit me varkë dhe nxjerrjen e personave që ishte shumë specifike, por u realizua me sukses nga ana e të gjithë të pranishmëve në teren, ndërsa edhe kujdestarë në Sistemin për Menaxhim me Kriza.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume