Një barazim në transfertë ka qenë i mjaftueshëm që Vëllazërimi nga Sllatina të shpallet kampion në Ligën Komunale dy xhiro para përfundimit të kampionatit informon Tetovasot.
Ka qenë një kampionat i pastër që është fituar me plot meritë nga të përzgjedhurit e Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi duke treguar aftësitë e tyre prej treneri në punën e madhe që ata kanë bërë.Kjo është një tjetër histori e këtij klubi që nga viti 1985 kur është krijuar ka patur shumë suksese.
Vëllazërimi u kthye të garojë këtë vit pas një pauze të gjatë por ata kishin një skuadër shumë të mirë që rezultoi me një triumf të paimagjinueshëm duke u bërë menjëherë pjesë e Ligës së Tretë ,aty ku e presin skuadra elitare si Teteksi,Luboteni,Vëllazërimi nga Kërçova,Xhepçishti,Drita e Bogovinës,Zajazi,Kamjani,Reçica dhe klube tjera.
Kryetari i klubit Nazim Limani tha se kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe është fryt i një pune të madhe nga trenerët,Lojtarët dhe Kryesia .
Ai përshëndeti edhe sponsorët tanë,firmat e ndryshme dhe mërgimtarët për ndihmën e çmuar.
Vëllazërimi sipas Limanit po përgatitet për sezonin e ri dhe konfirmoi edhe punët që janë duke u zhvilluar në stadiumin e ri.
Në Ligën Komunale këtë javë zhvillohet derbi mes Vëllazërimit dhe skuadrës tjetër të shkëlqyer nga Dobroshti që është në vendin e dytë që shkon gjithashtu në një rang më të lartë.Por ata ndiqen nga Vardari i Bërvenicës që ka një pikë më pak dhe fitorja është e patjetërsueshme ndaj tashmë kampionëve të Vëllazërimit.TS