Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas përfundimit të seancës ku u votua si kryetar i ri i Kuvendit, në të cilën seancë u larguan deputetët e Fronti Evropian, tha se tani pas votimit të tij si kryeparlamentar, do të bëj çmos që dora e tij të jetë e shtrirë për të gjithë subjektet politike.

“Nuk do të merrem me kualifikime dhe komente politike të përcaktimeve partiake të ndonjë subjekti. Secili e ka të drejtën e vet të qëndrojë të mos qëndrojë të votojë të kritikojë, unë do ta respektojë të drejtën e secilit. Jam këtu sinqerisht në mënyrën më të kujdesshme që të kujdesem që kuvendi të jetë i hapur për të gjithë dhe të bashkëpunojmë me të gjithë”, ka deklaruar Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume