Edhe përpara se të krijonte një romancë me producentin Benny Blanco, Selena Gomez e kishte menduar të krijonte një familje. Ylli i filmit “The Only Murders in the Building” ka zbuluar se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë vetë nëse nuk do të gjente partnerin e duhur deri në moshën 35-vjeçare. Nuk dihet nëse këngëtarja do ta bëjë dëshirën e saj për birësim realitet tani që në jetën e saj është 36-vjeçari.

Ky i fundit në një intervistë la të kuptohet se është në qëllimin e tij krijimi i një familje duke lënë të kuptohet se romanca me këngëtaren nuk është thjesht dhe vetëm një aventurë, por një marrëdhënie serioze.

Deklarata e fundit të Selenës për birësimin dhe mëmësinë e ardhshme vijnë menjëherë pasi ish-i partneri saj Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume