Shkëndija përmes gjeneratave të ndryshme vazhdon të shkëlqejë mes talentëve të shumtë shkruan Tetovasot.

Listës së lojtarëve të rinj të talentuar i shtohet edhe një tjetër emër.

Është Flori Ilazi i cili për sezonin 2023/2024 te Shkëndija U -16 është golashënuesi më i mirë.

Ndonëse jo një pozicion tipik prej sulmuesi, golat janë ata që e kompletojnë më shumë si futbollist dhe ia shtojnë vlerën.

Ai  ka shënuar plot 26 gola në Superligën e Maqedonisë së Veriut.Ai poashtu ka bërë gjithashtu 17 asistime ,2 gola për Kupën e Maqedonisë dhe 8 gola tjerë në ndeshje  miqësore.

Pozicioni i Flori Ilazi është ai i një mesfushori ofanziv ,por përshtatet mirë edhe në pozicione tjera si sulmues krahu i djathtë  dhe i majtë që e bën atë një lojtar universal.

E veçanta e tij është se ai ka një posedim të mirë të topit dhe luan me të dy këmbët.

Treneri i tij në gjeneratën ku luan është Ismail Ismaili.Tetovasot