Komisioni Parlamentar për zgjedhje dhe emërime ka pranuar propozimet për përbërjet e Komisionit për Sistem Politik dhe të Komisionit Ligjvënës – juridik.

Kryetar i Komisionit për Sistem Politik është Lupço Prenxhov. Kurse zëvendës I tij, Jovan Jaulevski, derisa Kryetar i Komisionit ligjvënës – juridik është Aleksandar Veljanovski kurse zëvendës Boban Nikolovski.

Anëtarët e Komisionit pranuan kërkesën e ish-Presidentit Stevo Pendarovski, se heq dorë nga e drejta e pensionit që e kishte dorëzuar në Kuvend më 15 maj.

Ndryshe, Pendarovski pas zgjedhjeve njoftoi se heq dorë nga privilegjet si ish-President dhe se nuk do ta shfrytëzojë pensionin që i takon sipas ligjit dhe paralajmëroi se kthehet si profesor në “Kolegjin Amerikan”.

Për tre të punësuarit në kabinetin e tij presidencial, Pendarovski kërkoi nga shteti hapësirë dhe angazhim pune për përgatitje dhe pjesëmarrje në ngjarje që do të organizohen në vend dhe botë në takimet që do t`i ketë si ish-President.

Gjithashtu janë pranuar 29 kërkesat për “apanazh” të deputetëve nga përbërja parlamentare 2020-2024. Kundër këtij propozimi ishte vetëm deputeti I “Levicës”, Borislav Krmov.

Kryetari I Komisionit, Gjorgjija Sajkovski, njoftoi se ka nënshkruar kërkesën për ndërprerjen e apanazhit për Oliver Spasovskin dhe Vesna Bendevskën, për shkak se janë zgjedhur deputet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume