Mbrojtësi Bashkim Velija nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen, pasi klubi dhe lojtari vendosën mos të vazhdojnë bashkëpunimin.

KF Shkëndija komunikon përfundimin e bashkëpunimit me Bashkim Velijan. Mbrojtësi i djathtë kishte kontratë deri në përfundim të sezonit të shkuar dhe nga Shkëndija del si lojtar i lirë.

Të gjithë në KF Shkëndija falënderojnë Bashkim Velijan për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.