Spanja e ka përmbyllur me sukses ciklin e miqësoreve para Kampionatit Evropian.

“Furia e Kuqe” triumfoi 5:1 ndaj Irlandës Veriore, në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Megjithatë, starti ishte i vështirë për të kuqtë, që e panë veten në disavantazh qysh në minutën e dytë të ndeshjes kur Ballard realizoi.

Por, Spanja e mori shpejt situatën në kontroll me golin e Pedrit në minutën e 12-të që e barazoi rezultatin.

Gjashtë minuta më pas, Morata përmbysi gjithçka dhe kaloi ekipin e tij në epërsi.

Ishte Pedri që shënoi edhe njëherë tjetër për 3:1 në minutën e 29-të, para se Fabian Ruiz të shënonte për 4:1 gjashtë minuta më pas.

Për 6:1 që ishte edhe epilogu i këssaj ndeshje u përkujdes Oyarzabal me gol në minutën e 60-të.

Lamine Yamal dhuroi dy asistime në këtë ballafaqim.

Kësisoj, Spanja tregon se është e gatshme për Kampionatin Evropian që nis pas gjashtë ditësh, ndërsa është në grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Italinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume