9 qershori 2018 ishte dita kur legjenda e futbollit kosovar dhe jo vetëm, Fadil Vokrri u nda nga jeta, pas një sulmi në zemër.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Fadil Vokrri është një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë futbolli i Kosovës.Vokrri e kishte nisur karrierën e tij te Llapi në moshën e re, mirëpo debutimin si profesionist e kishte bërë tek në vitin 1980 si futbollist i Prishtinës.

Karrierë kishte bërë edhe në Fenerbahçe, Nimes e disa klube tjera në Francë.Më poshtë mund të gjeni një nga golat e shumtë të shënuar nga Fadil Vokrri.

Mirëpo, ky është pak më i veçantë. Në një video që i përket fillimviteve të 80-ta, Vokrri gjen rrugën e rrjetës me një goditje me thembër.

Fadil Vokrri ishte edhe kryetar i FFK-së, duke qenë faktor kyç që kjo federatë u pranua në instancat më të larta të futbollit, UEFA e FIFA.

VIDEO:

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com