Në Shkodër të Shqipëri u mbajtë festivali i 62 i këngës për fëmijë të grupmoshave të ndryshëm. Në një numër të madh konkurentësh nga Shqipëria, Mali i Zi, për herë të parë përfaqësoheshin edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut nga Dea Taipi nga Shkupi, informon PRESSonline.al

Veç talentit që u spikat nga shumë kompozitor të ndryshëm dhe një numër i madh artistësh të njohur nga Shqipëria, Dea arriti te fitojë çmimin “Interpretuesja më e mirë” të moshës 6-9 vjeçe.

Dea në këtë festival u paraqit me këngën e titulluar” Letër një nëne” me kompozitor Adem Ymerin.

Karakteristikë e këtij festivali është që të gjithë fëmijët pjesëmarrës këndojnë live dhe kjo e bënë pjesëmarrjen akoma më të vështir dhe më dinjitoze.

Dea veç asaj që është fituese e çmimit të parë për interpretim pati fatin të takoj disa nga artistët e mëdhej në emër si diva Aurela Gaçe, Orinda Huta dhe shumë të tjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume