Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur se Hamasi ka rekomanduar ndryshime të shumta në propozimin që, siç ka thënë ai, ishte në tryezë për një armëpushim të përhershëm dhe për lirimin e pengjeve.

Ai është shprehur se disa nga propozimet për ndryshime janë të zbatueshme, por disa të tjera jo, shkruan CNN

“Disa nga ndryshimet janë të zbatueshme. Disa nu
k janë. Ne i diskutuam ato ndryshime mbrëmë me kolegët egjiptianë dhe sot me kryeministrin”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Doha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume