VLEN dhe VMRO kanë propozuar që në momentin që një kryetar komune kandidon për zgjedhjet parlamentare, në vend të tij të caktohet një ushtrues detyre, por Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se nuk e kanë parë një propozim të tillë e pasi të informohen rreth kësaj do të deklarohen.

Ndërsa kur u pyet nëse janë të gatshëm për zgjedhje, Bexheti tha se gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe se asnjëherë nuk kanë ikur nga zgjedhjet.

“Ne, asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet. Gjithmonë kemi qenë të përgatitur”, tha Bexheti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume