Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ditari i ri elektronik, zyrtarisht do të zbatohet gjatë vitit të ri shkollor 2024- 2025, pasi më parë të ketë kaluar periudha e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme.

Nga atje thonë se kontrollet fillestare tashmë janë realizuar në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Gjithashtu janë organizuar trajnime për administratorët e IT në shkollat ku do të pilotohet ditari elektronik dhe integrimi i sugjerimeve të reja të mundshme.

Pasi të përfundojë plotësisht faza e testimit, do të vijojë proces i migrimit të të dhënave nga ditari deritanishëm në ditarin e ri elektronik, por edhe vendosja e të dhënave shtesë në softuer nga shkollat. Është paraparë të organizohen trajnime për shfrytëzim nga të gjithë mësimdhënësit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume