“Ranë maskat, u konfirmua e vërteta e betejës kundër shqiptarëve.
Mickoski sot e konfirmoi se koalicioni me VLEN nuk është kundër BDI, por kundër shqiptarëve. E konfirmoi se nuk e ka betejën me korrupsionin, por ka betejë nacionaliste. E konfirmoi se VLEN nuk janë partnerë, por argatët e VMRO për t’i degraduar shqiptarët dhe arritjet e shqiptarëve. Shumë poshtë ka ra pazari! Shumë shpejtë do të bëheni kapitulli më i errët i historisë më të re të shqiptarëve. Shumë shpejtë do të përfundojë edhe ky turp dhe do ta rikthejmë dinjitetin” ka shkruar Arben Zeqiri