Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Reload’.

Ai ka folur për herë të parë për lidhjen me Lotina Hazirin dhe për atë se si është njohur me të.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, u shpreh ai.

I njëjti tutje shtoi se nuk është fejuar akoma por veçse po shijon një romancë momentalisht.

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, thekson 28-vjeçari.

Mozzik më parë ka qenë në një lidhje dashurie me reperen Loredana Zefi.

Bashkë kanë një vajzë të quajtur, Hana.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume