Fyerje dhe ofendime u bënë nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “videokomentimi” të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohet atij si “debill këngëtar”.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Arian Agushi (Gold Ag), duke iu kundërpërgjigjur me një ton të ashpër dhe duke shprehur zemërimin e tij për komentet e gazetarit.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë,” ka thënë Agushi.

Krasniqi ka theksuar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume