Rreth orës 16:30 territori i Tetovës u kaplua nga një stuhi e përcjellë me reshje shiu, bubullima dhe erë e fortë që zgjat rreth 40 minuta.

Sasia e madhe e shiut shkaktoi përmbytje të oborreve dhe bodrumeve të më shumë se pesëdhjetë shtëpive dhe ndërtesave në pjesët e poshtme të qytetit.

Nga EVN kanë thënë se do ta shkyçin tërësisht rrymën rrugë më rrugë dhe lagje më lagje.
Në numrin 112 ka 200 denoncime për dëme.

Ka denoncime për makina të dëmtuara duke përfshirë edhe xhamat e makinave në lëvizjes në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e Zhelinës.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume