Ora 21:00, do të jetë koha kur do të nis ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Spanjës, një ndeshje vendimtare e cila përcakton se a do të vazhdojë tutje apo jo kombëtarja shqiptare.

Me këtë rast, disa orë para nisjes së lojës, faqja zyrtare e kampionatit i ka publikuar disa fytyra të tifozëve shqiptarë, me shqiponjën “Kuq e Zi” në fytyrë.

Sonte në “Merkur Spiel Arena”, Shqipërisë do t’i duhet një fitore për të ecur tutje në fazën e eliminimit direkt.

Rezultat tjetër përpos pikëve të plota, vështirë se do t’i kryejë punë skuadër së Sylvinhos.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume