Kombëtarja e Austrisë ka arritur që të befasojë të gjithë, duke përfunduar e para në një grup me Francën e Holandën.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Pasi siguroi fitoren prej 3-2 ndaj Holandës, të besuarit e Ralf Rangnick siguruan vendin e parë me 6 pikë, para Francës e Holandës.

Ndeshja nisi më mirë për Austrinë, e cila shënoi në minutën e 6-të përmes autogolit të Malen, ndërsa për 1-1 u përkujdes Gakpo në fillim të pjesës së dytë.

Schmid shënoi për 2-1 me një gol të bukur me kokë.

Për 2-2 doli në skenë Depay, i cili barazoi rezultatin, për të nisur një rikthim të Holandës, që u ndal në gjysmë.

Sabitzer shënoi për 3-2 dhe u përkujdes për epilogun e takimit.

Austria e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me gjashtë pikë të tubuara në tri ndeshje, derisa e dyta është Franca me 5 pikë, gjersa Holanda e gjen veten në pozitën e tretë me 4 pikë.

Kështu, me gjasë, të tri kombëtaret do të jenë pjesë e 16 kombëtareve më të mira në fazën eliminuese.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com