Kanë nisur edhe incidentet e huliganëve serbë në Munih, para ndeshjes me Danimarkën.

Tashmë ka ndodhur përleshja e parë në mes të huliganëve serbë dhe policisë gjermane.

Huliganët serbë kanë thënë se një shqiptar i ka provokuar. Disa huliganë serbë kanë përfunduar në asfalt, ndërsa ka edhe të arrrestuar.

Në drejtim të policisë gjermane janë hedhur edhe shishe.

Ndërkohë, para përleshjes me policinë, ata edhe kanë kënduar “Ai që nuk kërcen është shqiptar”, raporton “Kurir”.

Ka pasur edhe thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.

Janë shfaqur sërish flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës./

Shpresat janë të mëdha që Danimarka do të shënojë fitore dhe do të dërgojë në shtëpi Serbinë dhe huliganët serbë.