Pothuajse një e treta, ose 31 për qind, e të rriturve në mbarë botën, që është rreth 1.8 miliardë njerëz, janë në rrezik të sëmundjeved për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm fizik, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH paralajmëron se të dhënat e fundit tregojnë një tendencë shqetësuese të pasivitetit fizik tek të rriturit, i cili është rritur me rreth pesë për qind midis 2010 dhe 2022.

Nëse ky trend vazhdon, parashikohet që përqindja e popullsisë fizikisht të pamjaftueshme aktive do të rritet në 35 për qind deri në vitin 2030, sipas OBSH-së.

OBSH rekomandon që të rriturit të kenë 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet me intensitet të fuqishëm në javë.

Pasiviteti fizik i vë të rriturit në rrezik më të madh të sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmet në zemër dhe goditjet në tru, si dhe diabeti i tipit dy, demenca dhe kanceri i gjirit dhe zorrës së trashë.

Normat më të larta të pasivitetit fizik u regjistruan në rajonin Azi-Paqësor (48 përqind) dhe Azinë Jugore (45 përqind).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume