Shoqata e prodhuesve të qebapëve në Stamboll së fundmi ka paraqitur një kërkesë për të mbrojtur metodën turke të përgatitjes së tij nga rregulloret e BE-së, gjë që shkaktoi një valë indinjate në Gjermani, e cila gjithashtu pretendon pjatën.

Gjermanët, në fakt, kanë mënyrën e tyre të përgatitjes së ‘donerqebapit’, raporton Times.

Rreth një e treta e gjermanëve konsumojnë të paktën një ushqim të tillë në muaj, të blerë nga më shumë se 15,000 kioska qebapësh në të gjithë vendin, duke përfshirë 1,600 vetëm në Berlin.

Kritikët e kanë përshkruar marrjen gastronomike të qebapëve nga Turqia si veprimin e parë në një “luftë globale ushqimore” dhe një “sulm ndaj identitetit kulturor gjerman”.

Nëse Brukseli miraton rregulloren, kjo do t’i detyronte prodhuesit gjermanë të ‘donerqebapëve’, ose të rishikojnë plotësisht recetat e tyre ose ta quajnë gatimin diçka tjetër, nën kërcënimin e një gjobe ose, të paktën teorikisht, me burgim.

Këtë javë, në ditën e fundit përpara afatit për kundërshtime, grupi ombrellë i prodhuesve gjermanë të qebapëve me qendër në Berlin i kërkuan ministrisë së Ushqimit të ndërhynte në emër të tyre.

Kërkesa e Turqisë për mbrojtjen e qebapit dorëzuar në Komisionin Evropian ka shkaktuar zemërim në Gjermani dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung spekulon se fushata në Turqi u nis nga politikanë populistë të krahut të djathtë të lidhur me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume