Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë u shpreh se BDI nuk konteston legjitimitetin e tyre në zgjedhje, por partia e Mickoskit nuk respektoi legjitimitetin te shqiptarët

“Do të demonstrojmë pakënaqësinë tone, revoltën tone me vendimin e tyre jo të drejtë që nuk respektuan legjitimitetin e fituar nga BDI dhe Fronti të cilët bashkë bënë fushatën dhe bashkë shënuam fitoren e radhës”, tha Ahemeti.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe BDI do të angazhohet që të sqarojë opinionin se ky shtet ka ardhmëri dhe perspektivë duke respektuar votën e lirë, legjitimitetin i cili buron nga sovrani.

“Ne kemi fituar zgjedhjet. Para 18 viteve u bë ky gabim. Brenda 18 muajsh u organizuan zgjedhjet e parakohshme. Në ato zgjedhje fitoi BDI dhe filloi reflektimi në drejtim të respektimit të votës së lirë”, tha Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume