Pas përfundimit të ndeshjes Portugali-Slloveni, portugezi Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Euro2024 do të jetë Europiani i fundit për të.
Fituesi i disa topave të artë dhe futbollisti i shumë rekordeve, siç duket do të përfundojë karrierën e tij.
“Ky do të jetë Evropiani im i fundit, sigurisht. Më erdhi keq për tifozët. Gjithmonë do të jap maksimumin për këtë fanellë, pavarësisht nëse më mungon apo jo. Dhe do ta bëj këtë gjatë gjithë jetës sime. Duhet të marrësh përgjegjësi”, tha Ronaldo