Rusët po përballet me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë që prej vitit 1917. Në Moskë, ku temperaturat mund të bien në minus 40 gradë celsius, gjatë dimrit, termometri për momentin ka shënuar 32.7 gradë celsius.

Rekorde u shënuan në të gjitha zonat e Rusisë, nga brigjet e Paqësorit dhe zonat e egra të Siberisë e deri në pjesët evropiane të Rusisë.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje banorëve të Moskës, e cila ka një popullsi mbi 20 milionë banorësh, të marrin masa paraprake dhe të shmangin daljen jashtë në orët më të nxehta të ditës.

Megjithatë, temperaturat priten të stabilizohen, pasi në fund të javës parashikohen stuhi dhe mundësi për rrebeshe e breshër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume