Sulmet ruse vranë dy persona dhe plagosën 26 të tjerë në rajonet e Ukrainës, kanë thënë autoritetet lokale.

Një sulm me raketa në rajonin jugor të Odesas vrau një grua dhe plagosi shtatë persona, bëri të ditur guvernatori rajonal, Oleh Kiper në Telegram.

Ndërkohë, në verilindje të Kharkivit, u vra një grua dhe u plagos një burrë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Nëntë të tjerë, duke përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një sulm me dron dhe granatime në Novohrodivka, në rajonin e Donetskut.

Ndërkaq, guvernatori rajonal i Dnipros, Serhiy Lysak raportoi shtatë të plagosur në qytetin jugor të Nikopol.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume