Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar dje 12 u.d drejtorë të rinj mjekësorë. Kuadri i ri në institucionet shëndetësore publike është si më poshtë:

1. Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Igor Kamshikoski
2. Klinika Universitare për Dermatologji – Katerina Damevska
3. Instituti Universitar i Radiologjisë –  Sonja Nikolova
4. Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Irena Aleksioska-Papastiev
5. Klinika Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Taner Hasan
6. Klinika Universitare për Psikiatri –Slavica Arsova-Haxhiangelkovska
7. Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji – Meri Trajkovska
8. Klinika Universitare për Nefrologji – Nikolla Gjorgievski
9. Klinika Universitare për Reumatologji – Emilia Sandevska
10. Klinika Universitare për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim – Zlate Mehmedoviq
11. Klinika Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Nebojsha Nastov
12. Spitali i Përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” Gostivar – Argjent Muça.

Në seancën e fundit të Qeverisë, u miratua vendimi për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com