E fitoi tre vjet më parë “Copa America”-n, çka konfirmoi edhe qëndrimin e tij në stolin e Argjentinës ku vijoi me suksesin në Kupën e Botës.

Lionel Skaloni, aktualisht, për kombëtaren vlen sa një tjetër Lionel. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Deportivos dhe Lacios, përpara finales me Kolumbinë që do të luhet të hënën në të gdhirë, ka deklaruar:

“Shumë e vështirë të arrish një finale tjetër dhe për më tepër në një diferencë kaq të shkurtër kohore. Kemi krenari të madhe për punën e bërë, për gjithçka kemi arritur, por kjo nuk na bën më pak të etur.

Kanadaja nuk ishte aspak e lehtë, por mënyra se si fituam më bën të kem besim edhe për sfidën e radhës ndaj një rivali po aq të komplikuar që si ne është në finale”.

Ditët e mbetura kanë shërbyer për të shlodhur ekipin, që të hënën në 02:00, duhet të bëjë një sforco të fundit. “Duam ta shijojmë këtë ndeshje dhe do të mendojmë se do të jetë gjithashtu shumë e vështirë edhe pse jemi një hap larg për të fituar Kupën”, përfundoi Skaloni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume