Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 54 vende matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 8 deri më 12 korrik ka marrë 210 kampionë për analizë fiziko-kimike dhe 210 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 njësi matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjitha kampionët përgjigjen në Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën e sotme të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Skup.

Këto infornmacione nga ndërmarrja publike i publikon raporti javor për cikësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume