Mbrëmë, Spanja festoi fitimin e trofeut të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë 2-1.

Pak orë më pas, Argjentina triumfoi edhe në aktin e fundit të Copa Americas falë golit të shënuar nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në pjesën e dytë të shtesës.

Do të jenë pikërisht Spanja dhe Argjentina skuadrat që do të garojnë në të ashtuquajturën “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.

Ende nuk është zyrtarizuar data dhe vendi i zhvillimit të ndeshjes ndaj kampionëve të Kontinentit të Vjetër dhe atyre të Amerikës së Jugut. Yamal kundër Messit…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume