Nico Williams ishte protagonist i Kombëtares së Spanjës edhe mbrëmë në finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Futbollisti ofanziv e shënoi golin e parë të “Stuhisë së Kuqe” në fitoren 2:1, ndërsa u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes më pa.

Lojtari anësor e shprehu lumturinë e tij, ndërsa thotë se lojtarët e Spanjës u përgjigjën me “goditje pas goditje” për të festuar në fund.

“Jam euforik, të gjithë e meritojnë, familjarët tonë dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur. Ndeshja ishte e vështirë, kemi luftuar kundër një skuadre të madhe, por u përgjigjëm ‘goditje pas goditjes’, tash jemi kampionë”, deklaroi fillimisht Nico për “Sky”.

“Roli i preferuar në fushë? Gjendem mirë gjithandej, më pëlqen të lëvizë sa në njërin krahë sa në tjetrin, të ndryshoj”, përfundoi Williams.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com