Xherdan Shaqiri njoftoi sot për pensionimin nga Kombëtarja e Zvicrës, të cilës i dha shumë gjatë 14 vjetëve sa luajti atje.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ylli kosovar i ka zhvilluar 125 ndeshje me Helvetikët, ndërsa i ka shënuar në total 32 gola.

Dhe, mediat zvicerane, përfshirë këtu edhe gjigantët “Blick” e “20min.ch”, i kanë dhënë jehonë të madhe vendimit të futbollistit nga Zhegra e Gjilanit për t’i thënë lamtumirë Kombëtares.

Shaqiri ka dhënë gola fantastikë me Zvicrën, të cilët nuk do të harrohen asnjëherë, ndërsa u konsiderua edhe si një përfaqësues dhe një ambasador i Kosovës dhe i shqiptarëve, të cilët i prezantonte po ashtu kudo.

Gjithashtu, mediat zvicerane e kanë përmendur edhe faktin se selektori Murat Yakin i dha shumë pak raste atij në Euro 2024, ndërsa në ndeshje me Anglinë hyri në lojë vetëm në minutën e 109-të e në tri nga pesë ndeshjet e Europianit nuk u paraqit fare.

“ShaqAttack” shënoi gol ëndrrash në ndeshje me Skocinë, i cili ishte historik për të pasi u bë lojtari i vetëm që shënon gol në gjashtë turne të mëdhenj (Europianë/Botërorë) radhazi.

32 vjeçari ka luajtur në klube të mëdha si Bayern Munich e Liverpool, me të cilët e kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe konsiderohet si futbollisti shqiptar më i suksesshëm në histori.

Aktualisht, ish-futbollisti i Baselit, Interit, Stoke Cityt e Lyonit është pjesë e Chicago Fire në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa dyshim, Xherdan Shaqiri konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të Zvicrës, por edhe në histori të Kosovës.

2158305634

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com