Temperatura e detit në Budva sot ishte 28.1 gradë Celsius dhe është më e larta në 10 vitet e fundit.
Deti më i ngrohtë sot në Budva ishte në vitin 2012 dhe temperatura e tij ishte 27.7 gradë, ndërsa më e ftohtë ishte në vitin 2022, kur temperatura ishte 23.3 gradë Celsius, raportojnë mediat lokale.
Temperatura mesatare e detit në korrik në Budva është 25.6 gradë, dhe temperatura më e ulët është 22.6 gradë.