Më 9 mars 2024, dy të dyshuarit Huseyin Akkurt dhe, Ayman Dawoud Kirit vranë boksierin nga Kosova, Besar Nimani në qendër të qytetit Bielefeld me armë zjarri, duke e plagosur rëndë atë, ku pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, viktima kishte ndërruar jetë në vendngjarje. Të akuzuarit ishin larguar nga vendi i krimit dhe ishin në arrati. Ndërsa dje më 15 korrik, policia në Belgjikë arrestuan njërin nga të dyshuarit, Huseyin Akkurt

NgaErnesa Abazi

16 Korrik, 2024, 14:16

Boksieri Besar Nimani

Boksieri Besar Nimani u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti.

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova, është arrestuar në Belgjikë ditën e hënë të 15 korrikut.

“Me mbështetjen e autoriteteve belge të sigurisë, oficerët nga departamenti i kërkimit të objektivit të LKA NRW arrestuan të dyshuarin Huseyin Akkurt në orën 14:00 në Bruksel/Belgjikë dje, 15 korrik 2024,” thuhet në njoftim të policisë.

Ndërsa kërkimi për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit, po vazhdon ende.

Më 9 mars të vitit 2024, Huseyin Akkurt dhe, Ayman Dawoud Kirit dyshohet se e vranë boksierin, Besar Nimani në qendër të qytetit Bielefeld me armë zjarri, duke e plagosur rëndë atë.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, viktima kishte ndërruar jetë në vendngjarje.