Presidenti i SHBA Joe Biden, pak dite pas atentatit ndaj Trump, ne nje interviste per “En Bi Si News” pranon se ka bere një gabim kur u tha mbështetësve të vinin rivalin e tij në shenjester, për të përqendruar vëmendjen në sjelljen e tij, pasi ai përdorte rregullisht retorikë që ishte nxitëse.

“Ishte një gabim përdorimi i fjalës. Unë doja të përqendrohesha tek ai. Përqendrohuni në atë që ai po bën. Përqendrohuni në politikat e tij. Përqendrohuni në numrin e gënjeshtrave që tha në debat. Unë nuk jam ai që tha se dua të jem diktator në ditën e pare. Unë nuk jam ai që tha se nuk do ta pranojë automatikisht rezultatin e këtyre zgjedhjeve:, tha Biden.

Më 8 korrik, Biden, foli me disa prej donatorëve të tij më të mëdhenj dhe tha se duhej ta zhvendosnin fokusin e fushatës zgjedhore nga ai dhe performanca e tij e dobët e debatit tek ish-presidenti Trump. Disa republikanë pas kesaj deklarate fajësuan Biden për krijimin e një klime që shkaktoi atentatin ndaj Trump në Pensilvani të shtunën.

Biden komentoi edhe kandidatin e Trump, Xhejms Dejvid Vens, si zëvendespresident duke vendosur ne dukje disa nga komentet kritike qe senatori Ohajos kishte bere me pare per Trump.

“Epo, nuk është e pazakontë. Ai do ta rrethojë veten me njerëz që pajtohen plotësisht me të, të cilët kanë një historik votimi që e mbështesin atë. Edhe pse ju ktheheni dhe dëgjoni gjërat që tha Xhejms Dejvid Vens për Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se ai nuk ishte i befasuar nga pushimi i një çështjeje në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Donald Trump, por ai e konsideroi vendimin “të çuditshëm”.

“Baza mbi të cilën u hodh çështja më duket e çuditshme sepse nuk jam dakord me mospajtimin e Clarence Thomas dhe vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin.”

Biden theksoi se nuk ka asnjë hendek të rëndësishëm midis tij dhe Trump për zgjedhjet e ardhshme të 5 nëntorit, duke vënë në dukje se sondazhet aktuale tregojnë “shumë gjëra të ndryshme” dhe konfirmuar se do te jete ne debatin e radhes me te me 10 shtator duke mos treguar asnje shenje terheqje nga gara. Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar Demokrat në Çikago në 19 gusht

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume