Vendkalimi kufitar “Bogorodicë” është rihapur dhe funksionon normalisht, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) . Kalimi është mbyllur përkohësisht sot për shkak të zjarrit në anën greke të kufirit. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 39 zjarrfikëse me dy ekipe këmbësorie, 12 automjete dhe një helikopter.

Deri në normalizimin e qarkullimit në vendkalimin kufitar Bogorodicë – Evzoni automjetet janë devijuar në vendkalimin kufitar “Dojran”. Në kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore vërehej se në dalje të shtetit ndodhen tre rreshta të automjeteve që presin në dalje të shtetit dhe nuk lëvizin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume