Kryenin transport publik të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës, policia sanksionon disa vozitës në Tetovë dhe Gostivar
Më datë 17.07.2024, në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë dhe Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë kanë kryer kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa pasur licencë përkatëse, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanskionuar 4 automjete (TE-2 dhe GV-2) që kryenin transport publik të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës, 2 automjete në Gostivar të cilat nuk i ishin nënshtruar kontrollit të jashtëzakonshëm teknik, 1 automjet me defekte teknik (GV), si dhe 16 (TE-8 dhe GV-8) kundërvajtje të tjera të trafikut.
SPB Tetovë edhe një herë apelon deri te pjesëmarrësit në transportin publik të udhëtarëve, autobusëve, minibusëve, furgonave apo automjeteve taksi pasagjerësh, që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve, veçanërisht të frenave dhe aparateve drejtuese, si dhe sinjalizimi i dritës, gomat dhe sistemet e tjera. Në këtë mënyrë, ata do të kontribuojnë më drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe për sigurinë e udhëtarëve që transportojnë, si dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Tetovasot