Personi i armatosur që u përpoq të vriste ish-presidentin amerikan, Donald Trump, fluturoi një dron mbi vendin e tubimit në Pensilvani disa orë më parë.

Është e zakonshme që Shërbimi Sekret të ndalojë pajisjet në zonat që po sigurojnë – por nuk është e qartë nëse kjo ka ndodhur përpara tubimit të Trumpit.

Ish-presidenti, i cili shpreson të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, konfirmoi se u godit nga një plumb në veshin e djathtë, shkruan skynews.

I vdekur mbeti një mbështetës nga audienca, Corey Comeperatore, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Për vdekje u qëllua edhe autori i armatosur, 20 vjeçari Thomas Crooks.

Siç raportohet, Crooks fluturoi një dron me kamerë DJI mbi vendin e tubimit disa orë përpara se Trump të fliste, duke e lejuar atë të kishte një pamje nga lart që mund ta ketë ndihmuar atë të planifikonte sulmin e tij.

Është e paqartë se si hetuesit mësuan për fluturimin me dron, por dronët shpesh lënë gjurmë elektronike të shtigjeve të tyre të fluturimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume