Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas tërheqjes së presidentit Joe Biden, ka thënë se ai ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka shkruar në platformën “X”, se njoftimi i tij shënon fundin e një epoke.
Sipas Kurtit, Kosova është një vend më i mirë dhe i sigurt falë kontributeve të jashtëzakonshme të Bidenit.
“Per dekada, presidenti amerikan Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar Kurti në “X”.