Admir Mehmedi, 33-vjeçar, më herët ishte drejtor sportiv i FC Shaffhausen, në ligën e dytë të Zvicrës.

Ai si futbollist ka një karrier të pasur sportive si lojtar, duke luajtur për klube të njohura europiane dhe kombëtaren e Zvicrës.

Shkëndija përjetoi një eliminim të pakëndshëm në turin e parë kualifikues nga Liga e Konferencës. Kjo bëri që të ndizet alarmi në klubin tetovar, i cili investon mjete të konsiderueshme financiare, por rezultatet nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Informacion interesant vjen nga Zvicra, publikuar në “Blik”. Lojtari legjendar i Kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, i lindur në Gostivar, merr mision nga drejtuesit e Shkëndijës për të qenë drejtor i ri sportiv.

Ai duhet të transformojë tërësisht ekipin, por edhe vendosjen e të gjithë klubit sipas terkës europiane, duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe. Në karrierën e tij, ai ka qenë pjesë e Bayer Leverkusen, Freiburg dhe Wolfsburg në Bundesligë, si dhe ka luajtur edhe për Dynamo Kyiv dhe Cyrih.

Pas përfundimit të karrierës aktive futbollistike vitin e kaluar, Admir Mehmedi punoi si drejtor sportiv i klubit zviceran Schachhausen. Pritet që shumë shpejt të transferohet në Tetovë dhe do të fillojë punën te Shkëndija.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume