Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollor, 22 korrik 2024.
Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 do të mbajë mbledhjen e radhës.
Ky komision sot në rend dite ka intervistimin e tre dëshmitarëve, si Eranda Kumnova Baçi nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI dhe Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar.
Rendi i ditës
Miratimi i rendit të ditës,
Intervistimi i dëshmitarëve,
Eranda Kumnova Baçi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës,
Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t
Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar.