Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, ku dyshohet se dy persona prej disa kohësh abuzonin seksualisht me një vajzë të mitur.

Bëhet me dije se policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të cilët dyshohen se prej muajsh kanë abuzuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë vajza ajo që ka pranuar para policisë se prej disa kohësh ka qenë viktimë e abuzimit seksual. Policia ka arrestuar personat e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume